Ministrat e BE-së bien dakord të çelin negociatat me Shqipërinë

flags 2784506 1920 1100x620

Shqipëria është drejt rrugës së nisjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Gjatë takimit virtual të ministrave për Evropën është arritur një marrëveshje për të çelur bisedimet me vendin tonë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Një lajm i mirë në këto kohë të zymta”, shkruan ministri gjerman për Evropën, Michael Roth në Twitter. “Më në fund është dhënë drita jeshile në Këshillin e Ministrave për Evropën gjatë video-konferencës për nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Nga kjo përfiton Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor. Urime për Tiranën dhe Shkupin, e keni merituar”.

Edhe Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi, përgëzoi vendet anëtarë për arritjen e një marrëveshjeje. “Përgëzoj me gjithë zemër edhe dy vendet. Ky vendim i dërgon një mesazh të qartë dhe të pastër Ballkanit Perëndimor: e ardhmja juaj është në BE”, shkroi Varhelyi në Twitter.