Ministri holandez: “Dritë jeshile” për negociatat, por do të monitorojmë hap pas hapi zbatimin e kushteve – A2

Ministri holandez: “Dritë jeshile” për negociatat, por do të monitorojmë hap pas hapi zbatimin e kushteve

data49391734 a07699 1100x620

Ministri i Jashtëm holandez Stef Blok komentoi vendimin e Bashkimit Evropian për t’i dhënë Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë “dritën jeshile” për çeljen e negociatave për anëtarësim. Ministri nënvizoi se ndërkohë që Shkupi ka marrë të pakushtëzuar, edhe pse duhet të tregojë progres, Tirana do të ketë nevojë të përmbushë “një listë të qartë kushtesh”, që kanë të bëjnë më së shumti me respektimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.   

Blok nuk i dha përgjigje pyetjes se kur këto negociata mund të fillojnë realisht, por nënvizoi se zhbllokimi i fillimit të negociatave ishte “një hap i rëndësishëm  për Holandën”, me Parlamentin e vendit të BE-së që do të monitorojë hap pas hapi progresin në kushtet e vëna.