Mjeku Mel Ostreni: Sipas ekspertëve, virusi do të rikthehet në dimër, duhet të jemi të përgatitur – A2

Mjeku Mel Ostreni: Sipas ekspertëve, virusi do të rikthehet në dimër, duhet të jemi të përgatitur

Nuk kanë qenë të pakta figurat e mjekësisë vendore e asaj ndërkombëtare që kanë pasur, përveç angazhimit personal, thirrje të vazhdueshme, që nisin me hapat dhe anën praktike të mbrojtjes nga pandemia, për të ndihmuar edhe për ndërgjegjësimin e qytetarëve.

Mel Ostreni, mjek i njohur, thotë se shkelja e karantinës mund të bëjë që në Shqipëri të përsëritet skenari italian. Ai paralajmëroi se numri i të infektuarve me koronavirusin e ri, Covid-19, mund të arrijë nga 50 deri në 100 mijë. “Masat drastike ishin në kohë, por jo shumë në kohë, për të përballuar këtë gjëmë të madhe që ka kapur të gjithë Evropën”, tha ai në një lidhje me Ditarin e orës 13:00 në A2.

“Me fillimin e verës, virusi do të ulet, por kjo është e përkohshme, pasi ekspertët e “Karolinska Institutet” në Suedi dhe Instituti “Max Planc” në Gjermani, do të kemi prapë një përhapje të virusit në fillimin e dimrit. Kështu që sa më shumë masa të merren tani, aq më të përgatitur do të jemi për sezonin e ftohtë që do të vijë pas verës”.