Ndërhyrja e NATO në Kosovë, Meta: Mision historik në mbrojtje të lirisë – A2

Ndërhyrja e NATO në Kosovë, Meta: Mision historik në mbrojtje të lirisë

Ilir Meta  1100x620

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka përkujtuar ditën e sotme 21 vjetorin e nisjes së ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, lëvizje kjo që solli më pas pavarësinë e vendit.

Kreu i Shtetit e quan ndërhyrjen e NATO-s një mision historik në mbrojtje të lirisë dhe fton Kosovën të tregojë potencialin e saj të vërtetë, bazuar në vlerat euro-atlantike.

“Sot është dita për të falënderuar vendet anëtare të NATO-s, që nën udhëheqjen e SHBA-së treguan 21 vite më parë se liria është e shenjtë dhe se dhunimi i të drejtave të njeriut është i patolerueshëm dhe i papranueshëm. Sot është gjithashtu, jo vetëm një ditë reflektimi për Kosovën, por edhe një mundësi për të treguar potencialin e saj të vërtetë, besnikërinë e saj ndaj NATO-s, parimeve e vlerave të pazëvendësueshme euro-atlantike, si dhe të gjithë vendosmërinë për të ndërtuar një shoqëri të bazuar plotësisht në këto parime”, shkruan presidenti Ilir Meta.

  • LAJMI I FUNDIT | Shkon në 16 numri i viktimave nga Covid-19, ndërron jetë 78-vjeçari nga Durrësi
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 18 raste të reja dhe 9 të shëruar në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, shkon në 277 numri total i rasteve të konfirmuara
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: Mosha mesatare e rasteve me COVID-19 është 50 vjeç
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 81 të shtruar në shërbimin infektiv, 8 në terapi intensive, 4 të intubuar
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 143 raste në Tiranë, 30 në Durrës, 4 në Lushnje, 8 në Elbasan
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 23 raste në Fier, 6 në Kavajë, 2 në Rrogozhinë, 16 në Korçë, 2 në Mirditë
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 1 rast në Berat, 8 në Has, 5 në Krujë, 4 në Tropojë, 4 në Pukë