Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Në karantinë punonjësit e pikës së kalimit kufitar të Tushemishtit

Nga A2 CNN
24 Mars 2020, 09:29 | Aktualitet
Në karantinë punonjësit e pikës së kalimit kufitar

Karantinohet e gjithë dogana e pikës së kalimit kufitar Tushemisht. Të gjithë personat, personel dogane, policë dhe doganierë janë të izoluar në shtëpi për një periudhë 14 ditore.

Në karantinë janë vendosur edhe stafi i njësisë së kujdesit shëndetësor që shërbente në këtë doganë. Në total bëhen rreth 20 persona, 14 nga dogana dhe 6 nga stafi mjekësor.

Arsyeja e karantinimit është sepse djali i të moshuarve që dolën pozitivë me koronavirus në Korçë, punonte në këtë pikë kalimi kufitar. Ndërkohë burimet bëjnë të ditur se është karantinuar edhe një mjek në spitalin e Korçës që iu shërbeu pacientëve si edhe është bërë dezinfektim i spitalit.

Deri tani raportohet se asnjë nga personat e futur në karantinë nga punonjësit e pikës së kalimit kufitar të Tushemishtit nuk ka shfaqur simptoma.

A2 CNN Livestream

Dita jonë