Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Negociatat: A2 siguron korrespondencën Parlament-Qeveri, Holanda drejt rikonfirmimit të kushteve për Shqipërinë

Nga A2 CNN
24 Mars 2020, 10:20 | Politikë

Holanda pritet të rikonfirmojë kushtet e saj që lidhen me zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe luftën ndaj krimit e korrupsionit, për të dhënë sot një votë pro për hapjen e negociatave.

A2 ka siguruar korrespodencën mes Parlamentit dhe Qeverisë holandeze sa i përket vendimmarrjes për Shqipërinë.

Në përgjigje të pyetjeve të ligjvënësve holandeze, qeveria e ka bërë të qartë se do të pajtohet me Këshillin vetëm nëse përcaktohen kushte të qarta që lidhem me: përparimin e mëtejshëm në procesin e Reformës në Drejtësi, veçanërisht funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, regjistrimin e hetimeve proaktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit përfshirë zyrtarë të një niveli të  Ministri i Jashtëm Stef Blok nënvizon se Kabineti holandez pret që të vazhdojë bashkëpunimin me Shqipërinë në luftën kundër krimit të organizuar dhe migracionit të parregullt, reformimin e ligjit zgjedhor bazuar në rekomandimet e OSBE / ODIHR, adaptimin e ligjit për median bazuar në rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Grupi Kristian Demokrat ka ngritur pikëpyetjen përse nuk shtyhet vendimi pas kalimit të COVID-19, por qeveria është përgjigjur se “Anëtarët e Këshillit kanë vendosur që mbledhja do të përqendrohet ekskluzivisht në zgjerim”.

I njëjti grup deputetësh ka kërkuar që për Shqipërinë të behet e qartë se një konferencë ndërqeveritare dhe hapja e kapitujve, mund të bëhet vetëm nëse plotësohen të gjitha kushtet. Në përgjigjen e saj, qeveria thotë se do të kërkojë t’i vërë qartësisht kushtet ne vendimmarrjen finale të Këshillit.

“Funksionimi i duhur i Gjykatës Kushtetuese është një nga kushtet që ka vendosur kabineti. Qeveria njeh rëndësinë e ekspertizës ndërkombëtare, përfshirë rekomandimet e Komisionit të Venecias, për t'i bërë institucionet gjyqësore plotësisht funksionale dhe është e përgatitur të miratojë këtë kusht. Prandaj, Kabineti do përpiqet të vendosë kushtet në konkluzionet e Këshillit”, thuhet në përgjigjen e qeverisë.

Për sa i përket Maqedonisë së Veriut, Holanda ka një po të pastër për hapjen e negociatave.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu