Olimpiada e Pellegrinit mes… çarçafëve!

Mes lajmeve të një dite më parë për shtyrje të Olimpiadës së kësaj vere, ka ardhur edhe reagimi i rekordmenes italiane në not, Federica Pellegrini.

E izoluar në shtëpinë e saj, ajo ka postuar një video të shkurtër. Me veshjen e notit, Pellegrini ka improvizuar garën e saj në krevat, duke ekspozuar edhe linjat perfekte që e karakterizojnë.