Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Përballimi i koronavirusit, Soreca publikon shifrat e ndihmës për Shqipërinë

Nga A2 CNN
24 Mars 2020, 18:36 | Aktualitet
Përballimi i koronavirusit, Soreca publikon shifrat e ndihmës për

Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca, ka publikuar shifrat e ndihmës ekonomike që do t’i jepet Shqipërisë për të përballuar situatën e krijuar nga koronavirusi.

“I lumtur të njoftoj ndihmën konkrete të BE-së për luftën kundër COVID-19. Katër milionë euro për pajisje dhe mbështetje shëndetësore, 11 milionë euro për mbrojtjen sociale, deri në 35 milionë euro për rimëkëmbjen ekonomike. BE-ja është gjithmonë me në kohë nevoje. Jemi gjithmonë me Shqipërinë”, shkruan Soreca në Twitter.

https://www.youtube.com/watch?v=dN7X5-OrrGc

Menjëherë erdhi reagimi i kryeministrit Edi Rama, i cili shkroi në Facebook: "BASHKIMI EVROPIAN I AKORDON SHQIPËRISË 50 MILIONË EURO PËR LUFTËN KUNDËR COVID-19".

Ndërsa Presidenti Ilir Meta shkroi në Facebook: "Një ndihmë e çmuar në betejën kryesore për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë".

Edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shpërndau me mirënjohje mesazhin e ambasadorit të Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, i cili njoftoi një ndihmë të madhe për Shqipërinë për përballimin e krizës së shkaktuar nga COVID -19.

“Nuk jemi vetëm. Mirënjohje Bashkimit Evropian për këtë ndihmë të çmuar për shqiptarët dhe Shqipërinë, në këtë ditë të vështirë”, shkroi Basha.

A2 CNN Livestream

Dita jonë