Rama tregon “kanalin e emergjencës” ku qytetarët mund të shkruajnë problemet e tyre – A2

Rama tregon “kanalin e emergjencës” ku qytetarët mund të shkruajnë problemet e tyre

rama masat e qarkullimit 1100x620

Kryeministri Edi Rama njoftoi se nga sot qytetarët shqiptarë do të ketë në dispozicion një kanal emergjence për të komunikuar drejtpërdrejt me të apo ministrat, duke u treguar problemet e tyre gjatë kësaj periudhe.

“Kjo kohë me një vargmal vështirësish e hallesh nga më të ndryshmet, ka nevojë për komunikim të vazhdueshëm mes individit dhe shtetit, për të adresuar së bashku lloj-lloj problemesh që lindin në jetën e përditshme të njerëzve. Nga sot, ju keni në dispozicion një kanal emergjence për të komunikuar drejtëpërdrejt me mua dhe çdo ministër, duke përdorur ajfonin apo kompjuterin tuaj, duke e adresuar hallin tek www.shqiperiaqeduam.al”, shkroi Rama në Facebook.

“Skuadra speciale e platformës së bashkëqeverisjes është në dispozicion për të transmetuar me shpejtësi çdo shqetësim tuajin tek unë e ministrat, që do të lëvizim me shpejtësi për zgjidhjen e çdo halli të mundshëm. Kini besim dhe durim, durim, durim. I lo❤e you”, shtoi Rama në postimin e tij.

  • LAJMI I FUNDIT | Shkon në 16 numri i viktimave nga Covid-19, ndërron jetë 78-vjeçari nga Durrësi
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 18 raste të reja dhe 9 të shëruar në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, shkon në 277 numri total i rasteve të konfirmuara
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: Mosha mesatare e rasteve me COVID-19 është 50 vjeç
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 81 të shtruar në shërbimin infektiv, 8 në terapi intensive, 4 të intubuar
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 143 raste në Tiranë, 30 në Durrës, 4 në Lushnje, 8 në Elbasan
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 23 raste në Fier, 6 në Kavajë, 2 në Rrogozhinë, 16 në Korçë, 2 në Mirditë
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 1 rast në Berat, 8 në Has, 5 në Krujë, 4 në Tropojë, 4 në Pukë