Rritet bilanci në Maqedoninë e Veriut, 148 persona të prekur me koronavirus

virusi maqedoni 1100x620

Ministria e Shëndetësië në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar pasditen e së martës se numri i personave të prekur nga koronavirusi në vend ka arritur në 148.

Nga testimet e kryera në 24 orët e fundit kanë rezultuar të prekur me virusin vdekjeprurës me origjinë nga Kina dhe 12 persona të tjerë.

Zonat më të prekura nga Covid-19, janë ajo e Shkupit me 88 persona, Dibra me 40 raste, Kumanova me 8 etj.

Deri në këto momente në Maqedoninë e Veriut janë dy persona që kanë humbur jetën nga koronavirusi.