Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Shano: “Po”-ja e BE-së, sfidë e hapur për t'i dhënë fund hileve

Nga A2 CNN
24 Mars 2020, 17:27 | Politikë
Shano: “Po”-ja e BE-së, sfidë e hapur për t'i

Analisti Dritan Shano tha se “po”-ja dhënë sot nga ministrat për Evropën e vendeve të Bashkimit Evropian, për hapjen e negociatave me Shqipërinë, ngarkon me përgjegjësi të madhe e të rëndë të gjithë klasën politike shqiptare.

Në një status në Facebook, Shano shkruan se “ajo është një sfidë e hapur për t'i dhënë fund hileve, abuzimeve dhe spërdredhjeve të deritanishme nga politikanët; që shqiptarët, qytetarët më të varfër dhe më të vuajtur nga politika e përçarjes dhe e sundimit e jo e qeverisjes, më në fund të kenë një sistem gjyqësor që e bën Shqipërinë shtet të së drejtës, ku kryhen zgjedhje të lira e të ndershme dhe ku shqiptarët nuk përfaqësohen nga kriminelë ordinerë, por nga njerëz me integritet individual dhe profesional, dhe ku qeverisja është transparente dhe e përgjegjshme, që respekton pronën private dhe iniciativën e lirë”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani