Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Soreca: Ditë historike, tashmë Shqipëria me status të ri përballë BE-së, duhet bashkëpunim

Nga A2 CNN
24 Mars 2020, 16:14 | Aktualitet
Soreca: Ditë historike, tashmë Shqipëria me status të ri

Përmes një video-mesazhi, ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë Luigi Soreca e ka cilësuar si “ditë historike” atë të sotmen, ku shtetet anëtare kanë marrë vendimin unanim për të hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Sipas ambasadorit, “Shqipëria ka tashmë një status të ri përballë BE-së”, ku do të zbatohen një seri rregullash të reja që sipas tij “do të ndihmojnë popullin shqiptar, që t’i bashkohet sa më shpejt të jetë e mundur, familjes që i përket”.

https://www.youtube.com/watch?v=MaGk4M4T_a8&feature=youtu.be

Për të, “metodologjia e re e paraqitur nga Komisioni dhe përparimi i qëndrueshëm i bërë nga Shqipëria në muajt e fundit kanë qenë të rëndësishme për marrjen e vendimit të sotëm. Dua të ritheksoj veçanërisht frymën e kompromisit dhe unitetit të treguar nga të gjitha palët politike për reformën zgjedhore”.

https://a2news.com/2020/03/24/von-der-leyen-shpresoj-qe-lideret-e-be-se-miratojne-kete-jave-nisjen-e-bisedimeve/

“Shtetet anëtare i kanë dhënë mandatin Komisionit Europian që të fillojë përgatitjen e rregullave të lojës, e ashtuquajtura kornizë e negociatave. Ata i kanë kërkuar gjithashtu që Shqipëria të marrë masat përfundimtare në disa fusha të rëndësishme në mënyrë që të mblidhet sa më shpejt Konferenca e Parë Ndërqeveritare”, shtoi Soreca duke nënvizuar se “i takon kryesisht qeverisë të ndërmarrë veprime dhe të përgatisë menjëherë një plan të strukturuar veprimi për muajt e ardhshëm, por do t+ ketë nevojë për bashkëpunimin e të gjitha institucioneve, opozitës dhe shoqërisë civile”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë