Von der Leyen: Shpresoj që liderët e BE-së të miratojnë këtë javë nisjen e bisedimeve

836ca90203abb22b62b1e2fb1a499697 1100x620
Ursula von der LEYEN, Candidate for President of the European Commission meets with the EPP group

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, përshëndeti vendimin e ministrave për Evropën të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për të nisur bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, një vendim, të cilin ajo shpreson që liderët e vendeve do ta miratojnë brenda kësaj jave.

“Një lajm i shkëlqyer për Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Evropian. Jam shumë e lumtur që vendet anëtare kanë dhënë dritën jeshile për nisjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shpresoj që liderët e Bashkimit Evropian ta miratojnë këtë javë. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian. Urime për Edi Ramën dhe Oliver Spasovskin”, shkruan Von der Leyen në Twitter.