Zbulohen trupat e pajetë të 64 emigrantëve në një kamion

emigrantet mozambik 1100x620

Zyrtarët e emigracionit në Mozambik kanë gjetur trupat e pajetë të 64 personave në një kontejner që ishte ngarkuar mbi një kamion dhe që kishte hyrë në vend nga Malawi.

Dyshohet se viktima, që mendohet të jenë etiopianë, humbën jetën si pasojë e asfiksisë. Gjatë kontrollit të mjetit u gjetën dhe 14 persona të gjallë. Kamioni u ndalua në një rrugë të njohur që përdoret për trafikimin e njerëzve në drejtim të Afrikës së Jugut.

Sipas Drejtoreshës së Shëndetësisë së rajonit Tete, Carla Mosse, kamioni me trupat e pajetë të emigrantëve u ndalua nga shërbimi i emigracionit në qytetin Moatize.

Mosse shtoi se, hetimet për të zbuluar se si vdiqën emigrantët vijojnë dhe tha se asfiksimi ishte shkaku i mundshëm i vdekjes.