Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

1.3 miliardë indianë mbyllen në shtëpi, blerje masive para izolimit

Nga A2 CNN
25 Mars 2020, 13:12 | Bota

India ka urdhëruar 1.3 miliardë banorët e saj që të qëndrojnë të izoluar në shtëpi, si e vetmja mënyrë për të frenuar pandeminë koronavirus.

Rrugët e qyteteve kryesore ishin plotësisht të boshatisura, ndërsa kryeministri, Narendra Modi, iu drejtua popullatës duke njoftuar se izolimi do të zgjasë për të paktën 21 ditë. Gjithashtu, ai u kërkoi që të respektojnë distancimin social.

Për zonat më të varfra, qeveria e Indisë do të shpërndajë para në dorë, në mënyrë që të mos kenë probleme gjatë kësaj periudhe krize. Vetëm farmacitë janë të hapura me orar normal, ndërsa supermarketet dhe dyqanet ushqimore punojnë me orar të reduktuar.

Kjo ka ngjallur panik tek banorët, të cilët kanë bërë blerje masive përpara izolimit. India numëron mbi 500 të infektuar dhe 10 viktima, por i druhet një tragjedie dhe kërkon të shmangë diçka të tillë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani