683 viktima të tjera në Itali. Sinjale shprese, ulje të rasteve për të katërtën ditë – A2

683 viktima të tjera në Itali. Sinjale shprese, ulje të rasteve për të katërtën ditë

683 viktima dhe 3491 raste të reja në vetëm 24 orë. Është ky bilanci i ri i dhimbshëm që vjen nga Italia fqinje. E megjithatë, ulja e numrit të rasteve për të katërtën ditë radhazi po lexohet si një sinjal shprese në mes të errësirës që ka kapluar vendin.

Edhe viktimat shënojnë një rënie të lehtë krahasuar me një dite më herët.

Mbrojtja Civile përditëson të dhënat çdo pasdite, në orën 18:00, kur jo vetëm Italia, por edhe e gjithë bota mbajnë frymën pezull në pritje të bilancit të ri. Por, këtë herë, mungoi kreu i Mbrojtjes Civile, Angelo Borreli, i cili është vetëizoluar pas shfaqjes së simptomave të Covid-19.

Ai është në pritje të rezultateve të testit, edhe pse tamponi i parë të cilit iu nënshtrua e nxori negativ. 4 mjekë të tjerë humbën betejën me koronavirusin e ri, duke e çuar totalin e viktimave mes këmishave të bardha në 33.

Ndërkaq, Organizata Botërore e Shëndetësisë, njoftoi se i gjithë njerëzimi është i kërcënuar nga Covid-19, duke njoftuar një plan global kundër pandemisë që parashikon lëvrimin e 2 miliardë dollarëve për të luftuar sëmundjen.

  • LAJMI I FUNDIT | Merret vendimi, Shqipëria do të dërgojë mjekë dhe infermierë në Itali
  • LAJMI I FUNDIT | Merret vendimi, Shqipëria do të dërgojë mjekë dhe infermierë në Itali
  • LAJMI I FUNDIT | Merret vendimi, Shqipëria do të dërgojë mjekë dhe infermierë në Itali