Autoritetet dezinfektojnë banesat e të infektuarve me koronavirus – A2

Autoritetet dezinfektojnë banesat e të infektuarve me koronavirus

Numri i të infektuarve me koronavirus jo vetëm që po shtohet çdo ditë dhe po zgjeron hartën, por po shton edhe rastet në rrethet e vendit.

Korça, Durrësi, Vlora, Elbasani dhe Shkodra kanë shënuar shtim të rasteve, ndërsa në hartën e qyteteve që kanë shënuar persona të infektuar u shtua edhe Kruja. Autoritetet lokale kanë nisur dezinfektimin e pallateve dhe ambienteve para banesave të personave që u identifikuan pozitivë me COVID-19. Ky proces, në një farë mënyre, identifikon edhe zonat ku janë konstatuar persona të infektuar, çka rrit shkallën e vigjilencës edhe nga vetë qytetarët.

Gjithashtu, hetimi epidemiologjik ka nisur verifikimin e personave që kanë qenë pranë njerëzve të infektuar dhe të atyre që kanë patur kontakt të afërt. Fatmirësisht, deri më tani familjarët e të infektuarve kanë rezultuar negativë, gjithsesi atyre u është kërkuar të respektojnë vetizolimin për dy javë.

Ajo që vërehet në rrethe është fakti që me shtimin e numrit të personave të infektuar, rritet edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve për të mos dalë nga shtëpia dhe për të respektuar distancat dhe masat mbrojtëse, veçanërisht pranë marketeve apo tregjeve ushqimore.

  • LAJMI I FUNDIT | Shkon në 16 numri i viktimave nga Covid-19, ndërron jetë 78-vjeçari nga Durrësi
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 18 raste të reja dhe 9 të shëruar në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, shkon në 277 numri total i rasteve të konfirmuara
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: Mosha mesatare e rasteve me COVID-19 është 50 vjeç
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 81 të shtruar në shërbimin infektiv, 8 në terapi intensive, 4 të intubuar
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 143 raste në Tiranë, 30 në Durrës, 4 në Lushnje, 8 në Elbasan
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 23 raste në Fier, 6 në Kavajë, 2 në Rrogozhinë, 16 në Korçë, 2 në Mirditë
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 1 rast në Berat, 8 në Has, 5 në Krujë, 4 në Tropojë, 4 në Pukë