Dyshohet si e prekur me koronavirus një tjetër punonjëse e Policisë së Durrësit

policia durres 1100x620

Një tjetër punonjëse e sektorit të burimeve njerëzore pranë Drejtorisë vendore të Policisë së Durrësit dyshohet si e infektuar me koronavirus.

Burime për A2 bëjnë me dije se punonjësja është dërguar për ekzaminim në Spitalin Infektiv në Tiranë, ndërsa pritet dhe rezultati i tamponit.

Ndërkohë, të tjerë punonjës po të sektorit mbështetës në DVP Durrës janë futur në vetëkarantinim në banesat e tyre, deri në një afat 2-javor.

Vijon hetimi epidemiologjik në radhët e uniformave blu në qytetin bregdetar.