Efektivi i Policisë në Durrës, i prekur nga koronavirusi, prej ditësh në gatishmëri – A2

Efektivi i Policisë në Durrës, i prekur nga koronavirusi, prej ditësh në gatishmëri

policia durres 1100x620

Burime nga spitali i Durrësit për A2 bëjnë me dije se një efektiv i Policisë së Rendit është prekur nga virusi i Covid-19.

Bëhet fjalë për Shefin e personelit pranë Drejtorisë së Policisë së Durrësit, i cili është dërguar për trajtim të mëtejshëm në Spitalin Infektiv. Konfirmimi për këtë rast pritet të bëhet në konferencën për shtyp të Ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas burimeve, efektivi i policisë ka qenë në krye të detyrës përgjatë ditëve të gatishmërisë së shtuar.

Deri tani në qarkun e Durrësit janë raportuar 8 persona të prekur nga koronavirusi, një prej të cilëve ka humbur jetën.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 18 raste të reja dhe 9 të shëruar në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, shkon në 277 numri total i rasteve të konfirmuara
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 18 raste të reja dhe 9 të shëruar në 24 orët e fundit