Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Jeta mes ngricës së madhe

Nga A2 CNN
25 Mars 2020, 17:08 | Lifestyle

Është një prej vendeve më të ftohtë në planetin tonë, me temperaturat që shkojnë deri në -35 gradë celsius. Por për shkak të ndryshimeve klimatike, po ngrohet 3 herë më shpejt se sa pjesa tjetër e botës.

Fotografi Alexis Pazoumian, përmes një fotoalbumi të publikuar në “The Guardian”, tregon jetën në pyjet e Yakutias, një republikë e Federatës Ruse që ndodhet në Siberi, ku zakonisht ka vetëm 3 orë diell në ditë. Në dimër, ndërsa varkat bllokohen për shkak se lumi Lena ngrin, ai shndërrohet në një autostradë akulli, 4400 km e gjatë, për të mundësuar që banorët të kenë kontakte me pjesën tjetër te vendit.

Qyteti kryesor, Yakutsk, thuhet se është i dyti më i ftohtë në botë, pas Norilsk. Megjithatë, së fundmi është zhvilluar së tepërmi, ku kabinat e drurit, të quajtura izba, kanë nisur të zëvendësohen nga pallate prej betoni.

Çdo vit, barinjtë më të zotë të drerëve mblidhen për të zhvilluar garën tradicionale. Sacha, një veteran i rritjes së drerëve, ka zgjedhur të jetojë në pyll, me një tendë pëlhure, prej së cilës thotë ai, mund të shijojë lirinë. Ai ndan individët më të fortë brenda tufës së drerëve dhe fiton jetesën nga shitja e tyre.

A2 CNN Livestream

Dita jonë