Kongresi arrin marrëveshjen për paketën 2 trilionë dollarë kundër koronavirusit

kongresi paketa e ndihmes 1100x620

Senatorët amerikanë dhe zyrtarët e administratës së presidentit Trump arritën marrëveshjen për paketën e madhe ekonomike që do të përdoret për të lehtësuar impaktin e pandemisë së koronavirusit mbi ekonominë e Shteteve të Bashkuara.

Paketa e cila do të ketë një vlerë prej 2 trilionë dollarësh pritet të votohet më vonë gjatë ditës nga Senati dhe më pas nga Dhoma e Përfaqësuesve.

“Ky është një nivel investimesh si në kohë lufte për kombin tonë”, deklaroi senatori republikan Mitch McConnell për marrëveshjen, e cila u arrit pasi disa ditësh negociata mes ligjvënësve republikanë dhe demokratë dhe sekretarit të Thesarit, Steven Mnuchin.

Senatori democrat, Chuck Schummer e konsideroi masën e marrë si “paketën më të madhe ndihmëse në historinë e Amerikës”, duke e përshkruar atë si një “Plan Marshall” për spitalet dhe nevojat për medikamente.

Teksti i marrëveshjes ende nuk bëhet i ditur, por pritet të bëhet publik më vonë gjatë ditës.