Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Koronavirusi, mbi 150 mijë vullnetarë në Britani gati të ndihmojnë sistemin shëndetësor

Nga A2 CNN
25 Mars 2020, 09:33 | Bota
Koronavirusi, mbi 150 mijë vullnetarë në Britani gati të

Më shumë se 158 mijë persona kanë aplikuar për t’iu bashkuar Shërbimit Shëndetësor Kombëtar në Britani për t’a ndihmuar të përballojë situatën e krijuar nga koronavirusi, vetëm disa orë pas kërkesës së nxjerrë nga ky institucion për 250 mijë vullnetarë.

Ministria e Shëndetësisë në Britani dhe Shërbimi Shëndetësor Kombëtar ende nuk kanë dhënë një reagim për këtë çështje.

Numri i viktimave nga koronavirusi në Mbretërinë e Bashkuar u rrit me 87 të martën duke e çuar në 422 në total.

Autoritetet bënë thirrje se kanë nevojë për mbi 250 mijë vullnetarë për të ndihmuar Shëbimin Shëndetësor dhe njerëzit e pamundur për të përballur krizën nga koronavirusi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë