Koronavirusi në Kosovë/ 63 persona të prekur, 28 të shtruar në spital

58 1100x620

63 persona konfirmohen si të prekur nga Covid-19 në Kosovë. 28 pacientë janë në gjendje të qëndrushme në spital, ndërsa 8 prej tyre kanë nevojë për oksigjen.

Drejtoresha e klinikës infektive, Lindita Ajazaj-Berisha, tha: “Të shtruarit po ndiqen vazhdimisht nga mjekët. I gjithë stafi spitalor është në gjendje gatishmërie 24 orë”.

“Deri më tani është situatë e qëndrueshme. Nuk ka nevojë për panik. Moshat e të shtruarve janë të ndryshme, duke përfshirë edhe të rinjtë”, theksoi Ajazaj-Berisha.