Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Koronavirusi në Shqipëri, shkon në 146 numri i personave të prekur

Nga A2 CNN
25 Mars 2020, 11:09 | Aktualitet
Koronavirusi në Shqipëri, shkon në 146 numri i personave të

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se ka shkuar në 146 numri i personave të prekurve në vendin tonë nga koronavirusi.

Mira Rakacolli, zëvendësministre e Shëndetësisë, informoi se në 24 orët e fundit janë kryer 111 testime, nga të cilat 23 kanë rezultuar pozitivë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Krujë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë, përveç rasteve të zbuluara për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intensitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

  • Tiranë 83 qytetarë
  • Durrës 9 qytetarë
  • Lushnje 4 qytetarë
  • Elbasan 3 qytetarë
  • Fier 14 qytetarë
  • Rrogozhinë 2 qytetarë
  • Kavajë 4 qytetarë
  • Korcë 11 qytetarë
  • Vlorë 5 qytetarë
  • Shkodër 3 qytetarë
  • Lezhë 4 qytetarë
  • Berat 1 qytetar
  • Has 2 qytetarë
  • Krujë 1 qytetar

Në spitalin Infektiv ndodhen aktualisht 72 pacientë të shtruar, 4 prej tyre janë në terapi intensive (3 pacientë janë të intubuar në gjendje të rëndë). Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Lajmi i mirë është se 17 qytetarë deri në këto momente janë shëruar (të shtruar dhe të vetizoluar) pas dy testeve të kryera, por ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë