Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Koronavirusi/ Virologu: Frutat dhe perimet duhen larë me sapun

Nga A2 CNN
25 Mars 2020, 20:31 | Bota
Koronavirusi/ Virologu: Frutat dhe perimet duhen larë me sapun

Një virolog ka thënë se “çdo sipërfaqe përbën rrezik” kur vjen puna te koronavirusi dhe çdo njeri duhet të lajë me kujdes frutat dhe perimet që blen.

Profesori i Universitetit të Sidnejt, Timothy Newsome, i specializuar në infeksione, tha për “Daily Mail” se duke qenë se COVID-19 mund të jetojë në shumicën e sipërfaqeve, njerëzit duhet të bëjnë kujdes me frutat dhe perimet, për vetë faktin se ata shpesh i marrin në dorë dhe i lënë prapë në vend.

“Gjëja më e mirë që mund të bëjmë është që të lajmë ato që blejmë me sapun sapo t’i sjellim në shtëpi. Nuk duhet të mendojmë se nxehtësia e gatimit do ta vrasë virusin. Duhet t’i lajmë me ujë të nxehtë dhe me sapun, njësoj siç bëjmë me duart”, shpjegoi Newsome.

A2 CNN Livestream

Dita jonë