Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Manastirliu jep lajmin e mirë: Mes të shëruarve me koronavirus, një mjek dhe një infermier

Nga A2 CNN
25 Mars 2020, 13:47 | Aktualitet
Manastirliu jep lajmin e mirë: Mes të shëruarve me koronavirus,

Pas të dhënave zyrtare që publikohen çdo ditë në mesditë për situatën nga koronavirusi, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka ndarë lajmin e mirë me publikun për shërimin nga kjo sëmundje të një mjeku dhe një infermieri.

Bëhet fjalë për mjekun e parë të konfirmuar pozitiv në spitalin e Durrësit dhe një infermier në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

“Sot lajmi i mirë është shërimi i një mjeku dhe një infermieri mes 7 qytetarëve të tjerë që sot rezultuan negativë në dy testet e njëpasnjëshme për COVID-19”, shkruan Manastirliu.

Mjeku i spitalit të Durrësit dhe një infermier i Spitalit “Shefqet Nroqi” tashmë të shëruar ndodhen në shtëpitë e tyre ku do të vazhdojnë të jenë të vetizoluar edhe për 14 ditë”, tha ministrja.

Në fund Manastirliu përsëriti thirrjen ndaj qytetarëve që të respektojnë distancimin social dhe të zbatojnë masat e higjienës personale për të ndalur përhapjen e COVID-19.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani