Masat për koronavirusin, në Messina dalin dronët me zërin e kryebashkiakut: Ku dreqin shkon?

dronet ne messina 1100x620

Bashkia e Messinës në Itali ka menduar një mënyrë tjetër për të lajmëruar qytetarët e saj për mos shkelur masat e vendosur për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Kryebashkiaku De Luca ka regjistruar disa mesazhe në dronët që do të lëshohen në qiellin e Messinës dhe mes tyre është dhe një që ashpër iu drejtohet shkelësve të rregullave.

“Ku dreqin shkon”, (dove cazzo vai), dëgjohet në mesazhin e kryebashkiakut të Messinës drejtuar të pabindurve që nuk qëndrojnë në shtëpi.