Mbeturinat e ISIS, çfarë kanë lënë pas ekstremistët në fshatin sirian?

Një vit pasi flamuri i fundit i ISIS u ul në fshatin sirian Baghouz, luftëtarët e Forcave Demokratike Siriane kanë gjetur mbeturina të lëna pas nga xhihadistët. Të larguar prej aty në mars 2019, ndërsa kundërshtarët e tyre fitonin terren falë edhe ndihmës nga koalicioni i kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjurmët e tyre janë ende të pranishme në fshatin që ndodhet në kufi me Irakun.

(Fotot: Getty Images)