Mbretëresha e Anglisë izolohet në kështjellën Windsor – A2

Mbretëresha e Anglisë izolohet në kështjellën Windsor

Mbretëresha Elizabeth dhe bashkëshorti i saj, Princi Philip, do të qëndrojnë për disa javë në izolim në Kështjellën e tyre në Windsor, pasi kanë pasur kontakte me djalin e tyre, Princin Charles, i cili u konfirmua sot se ishte i prekur nga Covid-19.

Vetë Charles, 71 vjeç, është izoluar në kështjellën e tij në Balmoral të Skocisë, bashkë me bashkëshorten Camilla, e cila nuk ka rezultuar e infektuar nga testimi dhe nuk ka asnjë simptomë. Mediat britanike raportojnë se mjekët e mbretëreshës kanë llogaritur se Charles mund të ketë qenë bartës i virusit në 13 mars, 24 orë pas takimit të fundit me mamanë e tij 93-vjeçare.

Një zëdhënës i Pallatit “Buckingham” tha: “Madhëria e saj gëzon shëndet të mirë. Mbretëresha po ndjek të gjitha këshillat e duhura në lidhje me shëndetin e saj”.

Deri tani nuk ka asnjë konfirmim nëse Mbretëresha ka kryer testin apo jo, por sipas “Daily Mail”, asnjë nga familjarët e saj nuk mund ta takojë tanimë, ndërsa takimi i përjavshëm me kryeministrin u realizua me telefon.

  • LAJMI I FUNDIT | Shkon në 16 numri i viktimave nga Covid-19, ndërron jetë 78-vjeçari nga Durrësi
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 18 raste të reja dhe 9 të shëruar në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, shkon në 277 numri total i rasteve të konfirmuara
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: Mosha mesatare e rasteve me COVID-19 është 50 vjeç
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 81 të shtruar në shërbimin infektiv, 8 në terapi intensive, 4 të intubuar
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 143 raste në Tiranë, 30 në Durrës, 4 në Lushnje, 8 në Elbasan
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 23 raste në Fier, 6 në Kavajë, 2 në Rrogozhinë, 16 në Korçë, 2 në Mirditë
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 1 rast në Berat, 8 në Has, 5 në Krujë, 4 në Tropojë, 4 në Pukë