Messi bashkohet në luftën kundër koronavirusit, dhuron 1 milion euro

fut20 600x338
1. Leo Messi (sulmues)

Lionel Messi, po ashtu si ish-trajneri i tij te Barcelona, Pep Guardiola, ka dhuruar një shumë prej 1 milion eurosh për të ndihmuar në luftën kundër pandemisë së Covid-19.

Sipas gazetës spanjolle “Mundo Deportivo”, gjysma e kësaj shume do të shkojë për një klinikë në Barcelonë, ndërsa pjesa tjetër për një qendër mjekësore në Argjentinë.

“Leo Messi ka bërë një donacion në klinikën tonë për të luftuar COVID-19. Faleminderit Leo, për përkushtimin dhe përkrahjen”, shkroi klinika në Barcelonë.

Më parë, shifra të njëjta janë dhuruar edhe nga Guardiola, Ronaldo dhe agjenti i tij.