Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Meta: Mbledhja e Sigurisë Kombëtare pati frymë konstruktive, falënderoj Ramën dhe Bashën

Nga A2 CNN
25 Mars 2020, 17:52 | Politikë
Meta: Mbledhja e Sigurisë Kombëtare pati frymë konstruktive,

Presidenti i Republikës Ilir Meta pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare ku mori pjesë kryeministri Rama dhe pjesë e kabinetit qeveritar, si dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjetet sociale e ka cilësuar takimin që zhvillohej në telekonferencë si të “tepër konstruktiv dhe bashkëpunues”.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/2891363317576589

Sipas Metës, mbledhja kishte si synim kryesor  “unifikimin e të gjitha energjive dhe kapaciteteve njerëzore, mjekësore e shkencore për të përballuar me efikasitet të plotë” pandeminë globale të shkaktuar nga koronavirusi.

Duke falënderuar kryeministrin Rama dhe kryeopozitarin Basha, presidenti nënvizoi faktin se “në këtë frymë gjithëpërfshirjeje dhe bashkëpunimi, vendi ynë do ta përballojë me sukses këtë situatë tejet të vështirë”, duke shtuar se “çdo vendim, qëndrim dhe sjellje e secilit prej nesh duhet të udhëhiqet vetëm nga interesi më i mirë kombëtar, publik dhe qytetar”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani