Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Militantët e Boko Haram vrasin 92 ushtarë dhe plagosin 47 të tjerë

Nga A2 CNN
25 Mars 2020, 09:44 | Bota
Militantët e Boko Haram vrasin 92 ushtarë dhe plagosin 47 të

Presidenti i Çadit, Idriss Deby doli në një konferencë për shtyp mbrëmjen e së martës, ku bëri me dije se 92 ushtarë u vranë dhe 47 të tjerë u plagosën, si pasojë e një sulmi të militantëve islamikë të Boko Haram.

Ushtarët u sulmuan nga militantët në fshatin ishullor të Boma, në perëndim të vendit, në një zonë ku ushtritë e Çadit, Nigerit dhe Nigerisë kanë luftuar për vitet të tëra Boko Haram.

“Unë kam marrë pjesë në shumë operacione, por asnjëherë në histori nuk kemi humbur kaq burra sa këtë herë”, deklaroi presidenti Deby.

Grupimi i militantëve të Boko Haram u krijua në veri të Nigerisë në vitin 2009 dhe që nga ajo kohë ka vrarë mbi 30 mijë persona dhe ka detyruar mbi 2 milionë të tjerë të braktisin shtëpitë e tyre.

A2 CNN Livestream

Dita jonë