Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Narko-nëndetëset kolumbiane, mjeti i preferuar për transportimin e kokainës

Nga A2 CNN
25 Mars 2020, 18:46 | Bota

Ndërsa prodhimi i kokainës në Kolumbi ka arritur nivele rekord, autoritetet përgjatë bregut të Paqësorit thonë se mjeti më i pëlqyer nga trafikantët është bërë nëndetësja, me të cilat droga shkon më Shtetet e Bashkuara, por edhe në Evropë.

Vetëm në vitin 2019 janë kapur 33 nëndetëse, një mesatare prej gati 3 nëndetësesh në muaj, thuajse të gjithë përgjatë brigjeve të Paqësorit. Shifrat janë shqetësuese për admiralin Hernando Enrique Mattos Dager, i cili kryeson task-frocën kundër trafikut të drogës. “Përmes detit transportohen sasi të mëdha kokaine”, tha ai për “The Guardian”. “Është shumë më e lehtë të transportosh tonelata kokainë përmes detit se sa me avion, sepse ka më shumë kontrolle nëpër aeroporte”. Sipas tij, 80% e trafikut të drogës realizohet përmes Paqësorit, ndërsa 14% nga Karaibet.

Nëndetëset që shërbejnë për këtë qëllim, shpesh të ndërtuara në mënyrë artizanale në punishte të fshehta në këneta, janë shumë të vështira për t’u pikasur nga patrullat detare ose nga radarët. “Nëndetësja qëndron gjithmonë nën ujë, ndërsa pjesa në sipërfaqe është jashtëzakonisht e vogël”, tha Dager.

Edhe pse kanë pasur sukses deri tani, Dager e di mirë se me shumë mundësi kanë kapur vetëm majën e ajsbergut. Në vitin 2019, autoritetet kapën 433 tonë kokainë, por sasia e prodhuar në vend është vlerësuar të ketë qenë mbi 1000 tonë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani