Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Një ekip mjekësh nga Rusia me 150 persona mbërrijnë sonte në Itali

Nga A2 CNN
25 Mars 2020, 14:37 | Bota

Kreu i qeverisjes rajonale të Lombardisë në Itali, Attilio Fontana, ka bërë të ditur se mbrëmjen e së mërkurës në Bergamo do të mbërrijë një ekip mjekësh nga Rusia.

“Në orën 19:00, një grup mjekësh e infermierësh do të vijnë në Bergamo nga Rusia. Është një staf prej 150 personash”, ka bërë të ditur Fontana. Ndërkohë, dy ditë më parë, një ekip mjekësh prej 53 personash nga Kuba mbërritën në Itali.

Pavarësisht mbështetjes që po merr nga shumë vende, situata në Itali vijon të jetë e rëndë edhe pse numri i personave të prekur është në rënie. Këtë të mërkurë, humbën jetën edhe 4 mjekë të tjerë, duke e çuar në 29 numrin e të vdekurve mes bluzave të bardha.

A2 CNN Livestream

Dita jonë