Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rezulton pozitiv me koronavirus lojtari i parë i Atalanta-s

Nga A2 CNN
25 Mars 2020, 09:10 | Futboll
Rezulton pozitiv me koronavirus lojtari i parë i Atalanta-s

Bergamo është qyteti më i prekur nga koronavirusi në Itali, ku çdo ditë po raportohen me qindra persona të vdekur.

Ekspertët ishin shprehur se ndeshja e Champions, mes Atalanta-s dhe Valencias, e zhvilluar në San Siro, është bërë shkak për një shpërndarje të shpejtë të virusit mes qytetarëve të Bergamos.

Fatmirësisht, deri një ditë më parë nuk kishte asnjë lojtar të skuadrës së Atalanta-s të prekur me koronavirus, kur rezultoi pozitiv portieri Marco Sportiello, i cili deri tani nuk ka shfaqur simptoma dhe do të vijojë të qëndroje i izoluar në shtëpi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë