Rrezikon mbylljen nga koronavirusi, hoteli luksoz ofron karantinë “vip” dhe tampon për testimin

Kush tha se “vipat” nuk duan t’ia dinë për koronavirusin? Ndoshta ata nuk dëshirojnë t’ i japin fund udhëtimeve të tyre, për qejf ose biznes, por bashkë me to duan edhe sigurinë kundër virusit që po tremb botën.

Dhe në Zvicër, kanë një nuhatje të veçantë për të shndërruar në biznes kërkesa të tilla.

Kompania e hotelerisë së luksit Le Bijou, që disponon hotele dhe apartamente me pesë yje në Zyrih, Gjenevë dhe Bazel, ka modifikuar pjesë të biznesit të tij duke ofruar një paketë të veçantë për klientët e saj, ndër të cilët familja mbretërore saudite, sipërmarrës si Steve Wozniak etj.

Paketa për “vipat” që duan një karantinë me pesë yje normalisht është e “kripur”.

Të  gjitha kanë elemente sigurie të përbashkëta si check-in pa kontakt, shërbimi i ushqimeve në dhomë sipas dëshirës dhe shërbimi mjekësor. Por ata që do të duan të paguajnë rreth 1600 euro do të kenë vizitën dy herë në ditë të infermieres, ndërkohë që shërbimi 24 orë kushton rreth 4300 euro.  

Po tamponi, testimi që kryhet për të qartësuar mbi pozitivitetin për COVID-19? Natyrisht që hotelet e kompanisë kanë një sasi të pëlqyeshme të tyre, dhe ia shesin klientelës me koston e 430 eurove.

Por ka një kategori klientësh që ata, me gjithë sigurinë që kanë, nuk e preferojnë, pavarësisht parave. “Në qoftë se e dini që keni COVID- 19, ju lutemi të rrini në shtëpi”, thonë.

  • LAJMI I FUNDIT | E moshuara ndërron jetë në Spitalin Infektiv, MSH: Jo nga Covid-19
  • LAJMI I FUNDIT | E moshuara ndërron jetë në Spitalin Infektiv, MSH: Jo nga Covid-19
  • LAJMI I FUNDIT | E moshuara ndërron jetë në Spitalin Infektiv, MSH: Jo nga Covid-19