Rrugët gjysmë bosh, autobusët plot… respektimi i distancave në Tiranë – A2

Rrugët gjysmë bosh, autobusët plot… respektimi i distancave në Tiranë

Megjithëse autobusët e Tiranës është njoftuar se do t’i përdorë vetëm personeli mjekësor, i cili duhet të shkojë çdo ditë në punë, fotot e realizuara nga Agjencia LSA këtë të mërkurë tregojnë mbipopullim të tyre. Dhjetëra persona, përgjithësisht me maska dhe doreza, që supozohet të jenë të gjithë pjesë e personelit të spitaleve të ndryshëm, shihen në foto teksa hipin në autobus, duke qëndruar shumë pranë njëri-tjetrit, duke mbajtur edhe autorizimet e lëvizjes në duar.

Edhe në rrugë të ndryshme në kryeqytet, gjatë orarit të lejuar për lëvizje, deri në orën 13:00, ka pasur qarkullim të madh makinash dhe njerëzish, që jo gjithmonë respektojnë distancën e rekomanduar nga autoritetet.

Kryeministri Rama postoi gjatë ditës së mërkurë në Facebook disa foto ku shfaqej në rrugë të ndryshme, duke folur me të moshuar, dhe jo vetëm, për respektimin e rregullave të vendosura për të frenuar përhapjen e pandemisë së koronavirusit.