Shkencëtarët: Kurseni çdo pikë uji

Numëroni çdo pikë uji sepse çdo pikë uji vlen se uji është jeta. Një njeri mund të mbijetojë pa ujë jo më gjatë se 3 ditë, por në kushtet e pandemisë globale të COVID-19, ku uji është më i domosdoshëm se kurrë, janë gati 3 miliardë njerëz në botë që konsumojnë ujë të ndotur dhe pothuajse dyfishi i tyre, ka mungesë të shërbimeve sanitare dhe të higjienës së shëndetshme.

Vlerësohet se përdorimi i ujit në shkallë globale, rritet me 1% çdo vit duke bërë që krahasuar me sot, kërkesat për ujë të rriten me 30% deri në 2050 dhe deri 50%, në fund të këtij shekulli.

Nga ana tjetër, pjesa më e madhe e ujërave të ëmbël si burime, lumenj apo liqene administrohen nga dy apo më shumë shtete. Në të ardhmen, kur burimet të përgjysmohen dhe kërkesa për ujë të dyfishohet, çështja e ujit mund të shërbejë si rrezik potencial të cenimit të paqes.

Prandaj, numëroni çdo pikë uji sepse çdo pikë e tij vlen.