Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Sulmohet me kamikazë tempulli në Kabul, nuk dihet numri i viktimave

Nga A2 CNN
25 Mars 2020, 08:35 | Bota
Sulmohet me kamikazë tempulli në Kabul, nuk dihet numri i viktimave

Persona të armatosur dhe disa kamikazë sulmuan një kompleks fetar të komunitetit Sikh në Kabul, në një kohë kur brenda tij mendohet të ishin rreth 200 besimtarë.

Sipas Ministrisë së Brendshme, forcat e sigurisë kanë rrethuar zonën dhe po punojnë zgjidhjen e situatës, pasi raportohet se ka ende agresorë në kompleks që mbajnë peng dhjetëra persona të tjerë.

Momentalisht nuk është e qartë se sa persona janë ende brenda në godinë apo numri i viktimave dhe të plagosurve. Zëdhënësi i talebanëve reagoi menjëherë në rrjetet sociale duke mohuar përgjegjësinë e grupit për këtë sulm të rëndë.

Një anëtar i parlamentit, që përfaqëson komunitetin Sikh, deklaroi se të paktën 5 persona janë vrarë, ndërsa mbi 200 të tjerë kanë mbetur të bllokuar në tempull. Sipas tij tre kamikazë hynë në vendin e shenjtë dhe më pas persona të tjerë të armatosur nisën të qëllonin mbi besimtarët.

A2 CNN Livestream

Dita jonë