Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

“A rikthehet më ky makth”? Të shëruarit nga COVID-19 mund të jenë imunë, por zgjatja mbetet enigmë

Nga A2 CNN
26 Mars 2020, 22:11 | Bota
“A rikthehet më ky makth”? Të shëruarit nga COVID-19

Pandemia e krijuar nga koronavirusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën, duke infektuar të paktën 500 mijë persona në botë. Por ndër to, të paktën 123 mijë janë shëruar, pa futur në llogari me mijëra asimptomatikë që mund ta kenë kaluar sëmundjen pa e ndjerë dhe pa u regjistruar kurrë si një i sëmurë nga statistikat.

Por, pasi i kanë mbijetuar COVID-19, pyetja më e rëndësishme, por edhe për gjithë opinionin publik është, "a mund të na rikthehet për herë të dytë, ky makth"?

Sipas ekspertëve të intervistuar nga New York Times, përgjigja është që koronavirusi nuk rikthehet, të paktën në një kohë të shkurtër. Sesa zgjat ky imunizim, mbetet gjithsesi për t’u parë.

Vrojtimet deri më tani kanë konfirmuar që pacientët e shëruar nuk kanë marrë një infeksion të dytë, por bëhet fjalë ende për një hark kohor tejet të shkurtër. Eskperimente mbi disa majmunë kanë treguar të njëjtën veçori, por nuk kanë përcaktuar sa ky imunizim mund të zgjasë.

Element i rëndësishëm në mbrojtjen nga viruset janë dy antikorpe, imunoglobulinat M dhe G.

Imunoglobulina M është "roja" që kontrollon që viruset mos të hynë në organizmin tonë. Në rast pushtimi nga viruset, këto antikorpe zëvendësohen nga antikorpet G, që janë "polici" që i neutralizon viruset, aty ku mundet. Procesi i shndërrimit nga M tek G zgjat rreth një javë, dhe impakti që këto të fundit kanë tek viruset mund të ndryshojë nga një person në tjetrin.

https://a2news.com/2020/03/12/studimi-kinez-koronavirusi-jeton-5-jave-ne-trupin-e-pacientit/

Gjithsesi, në qoftë se zyrtarizohet fakti që koronavirusi krijon imunizim tek personat e infektuar, kjo veçori mund t’i japë një armë të fortë institucioneve shëndetësore.

Për shembull, personat e shëruar mund të viheshin në vijën e parë të ndihmës ndaj personave të sëmurë. Mjekët dhe infermierët e shëruar mund të punonin qetësisht me pacientët me COVID-19 duke i dhënë frymëmarrje kolegëve të tyre.

https://a2news.com/2020/03/21/arma-qe-frenon-koronavirusin-shkencetaret-vaksina-brenda-nje-viti/

Por jetëgjatësia e këtij imunizimi mbetet për t’u parë. Studime mbi viruse të përafërta si SARS kanë treguar se imunizimi mund të zgjasë 8-10 vjet, dhe shpresohet që “kushëriri” i afërt i tij, që jo më kot quhet zyrtarisht SARS-2, të ketë veçori të ngjashme.

A2 CNN Livestream

Dita jonë