Ambasadorja Kim i drejtohet amerikanëve: Nxitoni nëse doni të ikni nga Shqipëria, por nuk është urdhër

kim 1100x620

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëria Yuri Kim postoi në faqen e ambasadës një video të drejtuar kësaj radhe jo popullit shqiptar, por shtetasve amerikanë që banojnë ose ndodhen përkohësisht në Shqipëri.  

Ambasadorja, duke specifikuar se njoftimi nuk përbën urdhër por thjesht këshillë, deklaroi se “me kufijtë duke u mbyllur dhe fluturimet duke u pakësuar nxisim shtetasit amerikanë të planifikojnë rikthimin  e tyre të menjëhershëm në SHBA, përveç rasteve kur jeni të përgatitur për të qëndruar”.  

Ambassador Kim's Message to U.S. Citizens still in Albania

🇺🇸 | Ambassador Kim has an important message for U.S. citizens in Albania.🇦🇱 | Ambasadorja Kim ka një mesazh të rëndësishëm për qytetarët amerikanë në Shqipëri.

Gepostet von U.S. Embassy-Tirana am Donnerstag, 26. März 2020

Kim specifikoi se “me kufijtë tokësore shqiptare të mbyllura, ka vetëm një fluturim komercial të kompanisë Air Albania për në Stamboll”, nga ku mund të arrihen destinacione të ndryshme në Shtetet e Bashkuara.