Brataj tregon gjendjen e tij shëndetësore: Solidariteti i njerëzve qenka medikamenti më i mirë

maxresdefault 1200x675 1 1100x620

Lajmi se shefi i Urgjencës, Skënder Brataj, rezultoi pozitiv ndaj COVID-19, tronditi fillimisht opinionin publik që shihte tek ai një nga figurat që normalisht jepte këshilla për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Brataj kishte qetësuar të gjithë duke thënë që simptomat e tij ishin disi të lehta, por sot me anë të një mesazhi në rrjetet sociale dëshiroi të falënderonte për gjithë solidaritetin që ka pasur nga mijëra mesazhe edhe nga të panjohur.

Përshëndetje!Mesazhet tuaja qenkan jo vetëm kurajo, por medikamenti më i mirë i kësaj terapie kundër koronavirusit…

Gepostet von Skender Brataj am Donnerstag, 26. März 2020

Sipas tij, për të por edhe për të gjithë personelin shëndetësor që ndodhet në frontin e parë të luftës kundër pandemisë, mbështetja e opinionit publik “qenkan jo vetëm kurajë, por medikamenti më i mirë i kësaj terapie kundër koronavirusit”.

Mjeku tregoi se momenti kur filluan “të gjitha simptomat e sëmundjes, kësaj sëmundje tinzare, nuk ishte aspak e këndshme” dhe as që lajmin “familjarët ta marrin nga mediat”.

Brataj pohoi se ai ka “pak kollë dhe shenja më të lehta të sëmundjes” por se është më mirë falë edhe pozitivitetit të marrë nga opinioni publik, “ i pa fund, pa masë, pa ndërprerje, pa limit, pa dallim, pa kufij, nga çdo qytet, fshat, apo shtet, që çdo ditë të jep energji, të jep kurajo, të jep emocion, të jep dashuri humane pa fund, aq sa shumë herë të derdhësh lot”.