Bundesliga gjen zgjidhje, skuadrat e mëdha krijojnë fond ndihme për “të voglat”

NINTCHDBPICT000566067980 1100x620

Emergjenca shëndetësore nga koronavirus është e paprecedentë. Të tilla janë pasojat që ajo ka në jetë, ekonomi dhe në sport. Shumë skuadra rrezikojnë seriozisht falimentimin, por në Bundesligën gjermane kanë gjetur një zgjidhje.

Katër klube të mëdha, do të krijojnë një fond me afro 20 milionë euro, për të ndihmuar klubet më të vogla që të përballojnë krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia Covid-19. Paratë do të grumbullohen nga Bayern Munchen, Borussia Dortmund, Bayer Leverkusen dhe Leipzig.

Ato do t’i dorëzohen Federatës, që në një moment të dytë do të vendosë se cilat klube kanë më tepër nevojë, në elitën e futbollit gjerman dhe në kategorinë e dytë. Një histori e bukur futbolli.