Covid-19, apo ushqim? Qytetarët kërkojnë ndihmë nga njësitë bashkiake

Njësitë bashkiake janë institucionet e vetme në vend që janë përballur me një fluks të madh kërkesash nga pensionistë apo njerëz që jetojnë me ndihma sociale, për të përfituar ndihma si ushqime bazë.

Administratori i kësaj njësie thotë se shumë të moshuar e kanë keqkuptuar vendimin e bashkisë, duke bërë që në disa raste të abuzohet edhe me kërkesat për ndihmë.

“Ata marrin në telefon dhe grupet në terren ia dërgojnë ushqimin në shtëpi. Janë gati 30-40 shërbime që bëjmë në ditë”, thotë ai. “Duhet të kuptojmë që ne do t’i shërbejmë vetëm njerëzve në nevojë dhe pensionistëve të vetmuar. Pra, familjet e tjera që kanë mundësi duhet t’u lënë hapësirë këtyre kategorive. Janë kategoritë në nevojë ato që përfitojnë, jo të gjithë”.