
Koronavirusi ka pushtuar botën dhe jeta ka ndalur në pjesën më të madhe të shteteve, të cilët kanë pezulluar thuajse të gjitha aktivitetet sportive.
Megjithatë, edhe pse Covid-19 ka mbërritur deri në Nigaragua, drejtuesit e Federatës së këtij shteti, kanë vendosur që futbolli të vijojë të luhet.
“Kam pak raste personash të infektuar, por qeveria pretendon se i ka marrë të gjitha masat për të luajtur, por në futboll është e pamundur të qëndrosh larg kundërshtarit”, është shprehur një nga futbollistët për “Mundo Deportivo”.