Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Hapja e negociatave, Basha: Opozita do të bëjë gjithçka për plotësimin e kushteve

Nga A2 CNN
26 Mars 2020, 18:58 | Politikë
Hapja e negociatave, Basha: Opozita do të bëjë gjithçka

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se gjatë një video-konference me Komisionerin për Zgjerimin në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi, e garantoi atë se opozita “do të bëjë gjithçka për të kontribuar për plotësimin e këtyre kushteve”.

“Plotësimi i 15 kushteve dhe zbatimi i reformave të nevojshme për këtë, do të sjellin jo vetëm hapjen e negociatave, por edhe forcimin e shtetit të së drejtës dhe rritjen e mirëqenies ekonomike për çdo familje shqiptare”, tha Basha.

“Komisionerin dhe Bashkimin Evropian i falenderova edhe për ndihmën që i akorduan Shqipërisë për të përballuar pasojat e koronavirusit, dhe i kërkova të shohin çdo mundësi për ta shtuar këtë ndihmë, pasi përveç pamundësisë për plotësimin e nevojave në shëndetësi, Shqipëria është një vend me nivel të lartë varfërie dhe e ka të domosdoshme mbështetjen për familjet në nevojë, për shtresat në nevojë, për biznesin dhe për ekonominë. I kërkova, po kështu, edhe mundësinë e rialokimit të fondeve brenda instrumentit të paraaderimit, që njihet si IPA, në drejtim të tre prioriteteve kryesore: Mbështetje për shëndetësinë, mbështetje sociale për njerëzit në nevojë dhe mbështetje për biznesin dhe ekonominë shqiptare”, shtoi kreu i PD-së.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani