Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

“Kafshoje ta mposhtësh”... tani mund të porosisësh një “koronaburger”

Nga A2 CNN
26 Mars 2020, 13:32 | Lifestyle
“Kafshoje ta mposhtësh”... tani mund të porosisësh

“Kafshoje ta mposhtësh”, është ky slogani i një picerie në Hanoi të Vietnamit që ka krijuar një hamburger që i ngjason koronavirusit. Ky biznes synon që përmes krijimtarisë së veçantë, të sjellë frymë pozitive tek klientët në këtë kohe pandemie globale.

“Ne kemi këtë shakanë se nëse të frikëson diçka, kafshoje atë, prandaj koronavirusi nuk do të jetë më aq i frikshëm pasi të kafshoni atë hamburger në formën e virusit. Kjo mënyrë të menduari shpërndan lumturi tek të tjerë në këtë kohë pandemie. Përveç se kanë një produkt të ri për të shijuar, njerëzit ndihen më pozitivë psikologjikisht”, tha Hoang Tung, krijues i “koronaburger”.

Pronarit të picerisë dhe stafit të tij iu deshën një ditë për të zbuluar përbërësit që mund të përdoren dhe mënyrën se si mund të arrihet forma e duhur dhe ngjyra e virusit. Në këtë produkt po përdoret një pluhur çaji jeshil dhe lëng perimesh.

Piceria ka shitur vetëm 50 “koronaburger” në ditën e parë të listimit në menu, ndërsa kërkesa duket gjithnjë e në rritje. Vietnami numëron qindra të infektuar me Covid-19 dhe deri më tani nuk ka raportuar për viktima.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani