“Kam qenë në kontakt me Bratajn, por nuk e shikoj të arsyeshme që të testohem” – A2

“Kam qenë në kontakt me Bratajn, por nuk e shikoj të arsyeshme që të testohem”

vlcsnap 2020 03 26 21h54m53s405 1100x620

Epidemiologu i Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Dritan Ulqinaku, deklaroi se nuk e gjykon të arsyeshme të testohet për koronavirusin edhe pse ka qenë në kontakt me shefin e Urgjencës, Skënder Brataj, i cili rezultoi pozitiv ndaj COVID-19.

“Nuk e gjykoj të arsyeshme të testohem dhe të shqetësoj familjen. Kontaktet tona kanë qenë në distancë, nuk jemi prekur. Pse duhet të testohem? Nuk mjafton se punon me dikë që ka rezultuar pozitiv që të testohesh”, tha Ulqini.

“Gjatë këtyre 21 ditëve, të gjithë jemi të rrezikuar. Por, nuk ka asnjë shtet në botë që të testojë të gjithë rastet e rrezikuara. Bëhen vetëm ato që tregojnë simptoma klinike”, shtoi epidemiologu.