Komisioneri Varhelyi: Fola me Bashën për rëndësinë e çeljes së negociatave

9069dd2f23b905a23555322cc65e9826 1100x620

Komisioneri për Zgjerimin i Bashkimit EVropian, hungarezi Oliver Varhelyi njoftoi sot në rrjetet sociale bisedën e tij më kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Objekti i bisedës ishte rëndësia e arritjes së marrjes së dritës jeshile për negociatat e anëtarësimit nga ana e Shqipërisë, duke nënvizuar se të dy palët ranë dakord për vazhdimin e reformave që i kërkohen vendit.

Komisioneri kujtoi edhe se BE do t’i gjendet pranë Shqipërisë më përballjen e saj me rrezikun e koronavirusit.