Koronavirus, shkon në 6 numri i viktimave në Shqipëri, vdes 71-vjeçarja

WhatsApp Image 2020 03 23 at 3.38.08 PM 600x338

Një lajm i keq vjen nga spitali Infektiv në Tiranë, ku një paciente e infektuar me COVID-19 ka ndërruar jetë pak minuta më parë.

Viktima 71-vjeçare, e gjashta në Shqipëri, mësohet se vuante edhe nga hipertensioni, dhe ishte e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, ku ndodhej në terapi intensive.